"LOJA" SI PËRBALLJE MENDËSISH E STUKTURASH NË DRAMAT E CAMAJT
"GAME" AS A CONFLICT OF MENTIONS AND STRUCTURES IN CAMAJ'S DRAMA
Author(s): Laura SmaqiSubject(s): Theatre, Dance, Performing Arts, Albanian Literature, Theory of Literature, Sociology of Art, History of Art, Sociology of Literature
Published by: Qendra e Studimeve Albanologjike
Keywords: M. Camaj; theatrical part; literary genre;
Summary/Abstract: Shumësia kuptimore e "Lojës" është një aspekt mjaft interesant në dramat e M. Camajt. Larg të qenit vetëm sinonim i pjesës teatrale ("lojë në 2 pjesë"), lojës skenike — si tërësi e veprimeve dhe lëvizjeve të aktorëve në skenë apo e mënyrës si luhet një pjesë, ajo është përballje e vazhdueshme e kohëve dhe e individëve, e ligjeve dhe mendësive. Loja si dredhi e si ndryshim i shpejtë a përmbysje situatash bashkohet me lojën strukturore të ndërtimit të skenave, ku vërtet ka dukje ("dukë") si sinonim të aktit teatral, por shumë më tepër përtej dukjeve, përtej asaj që shfaqet, qëndron enigma, e cila mbulohet e fshihet përmes lojës. Dramat "Loja e mbasdrekes" dhe "Kandili i argjendit" Martin Camaj i quan "lojë teatrale", nuk i quan as dramë as komedi. Ky emërtim nuk është i paqëllimtë. Në letërkëmbimin me Prof. K. Velçën më 25. 07. 1991 ai shprehet: "Drama, loja teatrale në përgjithësi, për mue qe gjinia letrare ma e vështira. Jam marrë me këtë gjini qysh në Shkodër, në kolegj, ku si nxanës provova dhe paraqitjen në skenë, si aktor. Përmbi 40 vjet ndjeka dramën si spektator kudo, Ita1i, Gjermani, USA." "Më pëlqen emërtimi "lojë teatra1c" scpsc shlirohcn katcgorizimct (dramë, ti-agjedi, komcdi)"i. Dëshira për ta çliruar krijimin letrar prej kategorizimeve është një prej tipareve më karakteristike të Camajt, që shoqëron gjithë veprën e tij.
Journal: Studime Filologjike
- Issue Year: 2010
- Issue No: 03-04
- Page Range: 115-120
- Page Count: 6
- Language: Albanian